John Nash nga filmi ‘A Beautiful Mind’ (Një mendje e ndritur) do të shpenzonte orë të tëra në përpjekje të çkodojë shifrat e mësipërme. Por ne shohim një kombinim të hirit prej së larti, të mësuesve të ditur, të një staf i palodhur, të partnerëve që luten, të një drejtori motivues dhe të studentëve që punojnë fort. Në këtë letërnjoftim, stafi i ISTL dëshiron të ndaj me ju atë që ka ndodhur gjatë këtyre 6 muajve (Janar – Qershor 2022).
Ashtu siç e thotë edhe tituli, në ISTL janë zhvilluar 22 klasa në Studimin e Biblës, Udhëheqësi, Këshillim dhe Teologji që nga Janari i 2022-it; dhe një numër i konsiderueshëm prej 19 mësuesish kanë vizituar ISTL-në këtë vit. Për disa prej tyre, kjo ka qenë hera e parë që e kanë vizituar ISTL-në dhe jemi mirënjohës për dëshirën e tyre për t’u kthyer sërish për mësimdhënie. Ne jemi të lumtur që këtë vit patëm mundësinë të kishim dy mësues nga programi master që ISTL faciliton në Shqipëri (Dr. Chuck Sackett and Dr. Joseph Steiner). Dr. Chuck Sackett zhvilloi kursin Hyrje në Udhëheqësi dhe përmes aftësive të tij në hermenautikë, i ndihmoi studentët të kuptonin më mirë stilin biblik të udhëheqësisë. Në fund të javës së kursit, morëm një mesazh që na e largoi lodhjen e gjithë javës. Ishte prej një nga studentët e atij kursi, Jeton Bajrami, pastori i Qendrës Kristiane të Durrësit. Ai na shkroi:
“I jam pa fund mirënjohës ISTL! Zoti po ristrukturon jetën time frymërisht dhe po rafinon udhëheqësinë time përmes punës tuaj. Sot kam marrë përgjigjen e 7 viteve lodhje, lot dhe lutje. Është pikërisht ajo që Perëndia më kishte folur, por nga dekurajimi kisha filluar ta dyshoj.”
Këto momente na motivojnë që të vazhdojmë të punojmë për misionin tonë për të pajisur dhe zhvilluar gjeneratën e ardhshme të drejtuesave të krishterë. Këto 22 klasa përfshinë gjithashtu lëndë të reja. Referimet në Shëndetin Mendor ishte një prej tyre dhe jemi shumë të lumtur që patëm një mësues shqiptar për të mbuluar këtë klasë – Kristi Kola, i diplomuar në Mjeksi të Përgjithshme dhe rezident në Psikiatri, në Universitetin ‘Nënë Tereza’, Tiranë. Në ISTL nuk duam që studentët të mësojnë thjesht bazat e teologjisë, por të mësojnë gjithashtu se si të kujdesen për komunitetin. Sipas një survejimi të INSTAT, 60-70% e të rriturve shqiptarë vuajnë nga depresioni në një fazë të jetës. Nuk është habi që disa prej këtyre njerëzve të jenë pjesë e kishave tona. Kjo klasë ishte një inovacion i nevojshëm në programin tonë dhe kjo mbështetet nga fakti se studentët kaluan kohë duke ndarë historitë e tyre dhe treguan se si kjo klasi u hapi një perspektivë të re. Dhe ndërsa flas për këtë, më lejoni të theksoj se sa i rëndësishëm është këshillimi në ditët e sotme. Arsyeja se përse mendoj kështu është se gjatë kursit ‘Bazat e Këshillimit’, që u zhvillua në prill, studentët ishin gjithë sy e vesh dhe nuk mund ta fshihnin gëzimin që po mësonin bazat e këshillimit.
Një tjetër mënyrë inovative se si kemi operuar këtë vit kanë qenë edhe klasat fizike në qytete të tjera, përveç Tiranës. Ashtu siç mund ta dini, ISTL nuk është e limituar vetëm në Tiranë, madje as vetëm në Shqipëri. Ne kemi studentë që u bashkohen klasave përmes platformës Zoom. Kemi grupe në Korçë, Katjel dhe Kosovë; këtë vit, një nga mësueset, Dr. Terri Young organizoi dy klasa te grupet tona, Homiletikën në Katjel dhe Bazat e Këshillimit në Kosovë. Klasat përmes Zoom janë efektive, por u mungon emocioni që ka një kurs me mësuesin në klasë. Ndaj, kurdo që të jetë e mundur do ta aplikojmë këtë metodë edhe vitin tjetër.
Në këto letërnjoftime zakonisht informojmë partnerët tanë rreth asaj që po ndodh në ISTL, por gjithashtu vemë në dukje rëndësinë dhe ndikimin e punës së stafit, lutjeve dhe mbështetjes nga partnerët. Ky është fundi i vitit, por gjithashtu një fillim i ri teksa përgatitemi për planifikimin e vitit tjetër, për studentët e rinj që do të bashkohen dhe për konferncën studentore në fund të shtatorit. Përveç këtyre, jemi gjithashtu duke punuar për procesin e akreditimit dhe projektin e ndërtesës. Vlerësojmë çdo lutje dhe mbështetje tuajën.
Nëse dëshiron të dish të rejat më të fundit të ISTL, vizito faqen tonë në internet: : istl.al, Facebook: International School of Theology and Leadership Albania, Instagram: istlalbania, dhe YouTube: ISTL Albania.
Gjithmonë falenderues për lutjet, mbështetjen dhe faktin që i ndani historitë tona me të tjerët,
Stafi i ISTL
* Taylor, A. I. (2019, August 20). Just 25 Psychiatrists in Albania as up to 70% of the Population Report Suffering from Depression. Exit News. Retrieved July 19, 2022, from https://exit.al/en/2019/08/20/just-25-psychiatrists-in-albania-as-up-to-70-of-the-population-report-suffering-from-depression/