2 Timoteut 2:2
Dhe ato që dëgjove nga unë përpara shumë dëshmitarëve, besojua njerëzve besnikë, që do të jenë të aftë të mësojnë edhe të tjerë
ISTL është një qëndër trajnimesh inovative dhe vizionare për teologji, këshillim dhe udhëheqësi.
Ne jemi të përkushtuar ndaj trajnimit dhe promovimit të udhëheqësve të rinj.
Të rinjtë fuqizohen dhe pajisen për shërbesa me kohë të plotë në Mbretërinë e Perëndisë. Ekspertiza Teologjike, zhvillimi i personalitetit dhe zjarri për ungjillizim shkojnë bashkarisht.
Me njerëzit e thirrur prej Perëndisë në Krishtin
Perëndia përdor njerëz të zakonshëm për të arritur gjëra të jashtëzakonshme. Kjo kërkon gatishmërinë për të ndërmarrë këtë aventurë dhe për t’i vendosur të gjitha on one card. Ne besojmë që kërkohen udhëheqës ungjilltarë dhe pastorë për të drejtuar brezin e ri tek Krishti. Studentët gjejnë mbështetje për të zbuluar thirrjen e dhënë nga Perëndia dhe për ta përmbushur.
Investimi përmes ungjillizimit dhe shërbesës pastorale në Mbretërinë e Perëndisë
ISTL është një shkollë teologjike me përqëndrim në komunitet. Çdo student punon në një komunitet ose në një shërbesë të krishterë. Në këtë mënyrë, ju mund të praktikoni atë që ju mësohet.
Vlerat
Integritet
Udhëheqësi Shërbëtore
Themel Teologjik
Një jetë në Krishtin
Fakte
Suksesi varet nga karakteri dhe nuk mbështetet eksluzivisht vetëm në njohurinë.
Ndërsa rriteni në cilësitë e udhëheqësisë, do të zhvilloni një zemër që digjet për njerëzit në nevojë për Krishtin.
Viti Akademik zhvillohet nga muaji Shtator deri në muajin Qershor. ISTL është një program i akredituar 3+1, i përbërë nga 8 semestra.
Jeta juaj, marrëdhëniet dhe shërbesa do të ndikohet nga gjithçka që mësoni dhe përjetoni
Në shtesë të mësimit të zhvilluar në klasë, ne do të dizenjojmë dhe promovojmë projekte praktike.