2-4 Nëntor 2023

0  komente

Konferenca Studentore 2023 (Lajmërimi)

Shënoni datat sepse diçka emocionuese po afron! Jemi të lumtur t’ju njoftojmë konferencën e radhës të studentëve, e planifikur më 2, 3 dhe 4 nëntor 2023.

Përqafo diturinë, ndriço botën!

Kjo konferencë do jetë më shumë se thjesht një mbledhje; do të jetë një platformë që studentët të futen në diskutime kuptimplote, të ndajnë ide dhe të eksplorojnë fushat e teologjisë dhe udhëheqjes. Do të ketë diçka për këdo që dëshiron të mësojë më tepër mbi teologjinë, udhëheqësinë apo rritjen personale.

Lidhu, bashkëpuno, dhe frymëzo

Nuk ka të bëjë vetëm me atë që mëson, por me ata që takon. Lidhu me besimtarë të tjerë, përfshihu në biseda dhe bashkëpuno për projekte që do të ndërtojnë kishën Shqiptare. Konferenca jonë është një nyje për lidhje që zgjasin.

Një perspektivë globale

Ne jemi të lumtur që mirëpresim studentë nga e gjithë bota. Kjo është mundësia jote për të fituar një perspektivë globale dhe të mësosh nga eksperienca të larmishme.

Qëndro i përditësuar për më shumë detaje

Javët në vijim do të zbulojmë më shumë detaje rreth konferencës, duke përfshirë folësit, temat dhe informacionin në lidhje dhe regjistrimin. Qëndro i përditësuar përmes faqes sonë në internet dhe rrejeteve sociale.

Thirrje për të gjithë studentët

Kjo konferencë është për të gjithë studentët e ISTL. Na u bashko për një eksperiencë të paharrueshme që jo vetëm do t’i shtoj njohurisë tënde por edhe do të të fuqizojë të ndash ungjillin në botë.

Shëno datën: 2 – 4 Nëntor, 2023

Mos e humb mundësinë të jesh pjesë e diçkaje të jashtëzakonshme. Bëhu gati për të mësuar, për t’u lidhur dhe për t’u frymëzuar. – Një konferencë jo si gjithë të tjerat.

Vendi: Grand Blue Fafa, Golem


Tags


You may also like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Konferenca e 9-të Naga Movement Europë 14-16 maj 2024


9th Mission Naga Movement Conference Europe 14-16 May 2024